Një profesoreshë nga Universiteti i Evropës Juglindore ka drejtuar kritika të forta ndaj funksionarëve të VLEN-it, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e tyre për të ushtruar funksionet publike.
Në reagimin e saj, ajo shprehet se është e papranueshme që persona që mbajnë poste publike të mos jenë në gjendje të lexojnë dhe të kuptojnë dokumente bazë, duke e cilësuar këtë si një tregues shqetësues për nivelin e qeverisjes.
“Po drejtoni funksione publike pa pasur nevojë të lexoni, sikur të ishit në klasë të parë. Jeni duke na kontaminuar inteligjencën çdo ditë e më shumë”, thuhet në reagimin e saj.
Deklarata e profesoreshës vjen në mes të debateve publike për performancën e funksionarëve të VLEN-it dhe ka nxitur reagime e komente të shumta në rrjetet sociale.
