Pas 26 vitesh rikthehet shkolla e mesme – asnjë paralele në gjuhën shqipe, VLEN në heshtje

Pas 26 vitesh është rikthyer funksionimi i një shkolle të mesme, por pa u hapur asnjë paralele në gjuhën shqipe, duke nxitur reagime dhe kritika për mungesën e përfaqësimit të shqiptarëve në arsim.

Kritikat drejtohen edhe ndaj koalicionit VLEN, i cili gjatë fushatës premtoi mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve. “Ku jeni sot? Për këtë u votuat? Premtuat mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, ndërsa sot heshtni kur hapet një shkollë e mesme pa asnjë paralele shqipe. Kjo është fytyra e premtimeve tuaja”, thuhet në reagimet e publikuara.

Çështja ka rikthyer në vëmendje debatin për përfaqësimin e gjuhës shqipe në sistemin arsimor dhe përmbushjen e zotimeve politike ndaj qytetarëve shqiptarë.

Back To Top