Deklarata e kryetarit të Komunës së Tetovës dhe njërit prej krerëve të VLEN-it, Bilall Kasami, se “shqiptarët dhe maqedonasit kanë jetuar mirë mes vete edhe para, edhe pas vitit 2001”, ka nxitur reagime në opinion.
Kritikët e kësaj deklarate vlerësojnë se një krahasim i tillë anashkalon realitetin politik dhe institucional para vitit 2001, kur sipas tyre shqiptarët përballeshin me kufizime të shumta në përfaqësim, përdorimin e gjuhës shqipe dhe ushtrimin e të drejtave kolektive.
Ata theksojnë se pas konfliktit të vitit 2001 dhe zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, u krijuan mekanizma që zgjeruan të drejtat e komunitetit shqiptar, përfshirë rritjen e përfaqësimit në institucione, përdorimin më të gjerë të gjuhës shqipe dhe pjesëmarrjen më të madhe në vendimmarrje.
Sipas kritikëve, deklarata e Kasamit relativizon dallimet mes periudhës para dhe pas vitit 2001, duke lënë përshtypjen se nuk ka pasur ndryshime thelbësore në pozitën politike dhe institucionale të shqiptarëve.
