Shkruan Sefer selimi:
Si nuk u vjen turp?!
Në tavolinë është deputeti Adnan Azizi, i cili jo vetëm që sulmon dhe etiketon vazhdimisht Qeverinë, shtetin dhe kryeministrin Edi Rama, por sipas shumë akuzave të vërtetuara publike lidhet edhe me rrjete dezinformimi që ushqejnë tensione dhe nxisin përçarje përmes narrativave antisemite, antievropiane dhe antiamerikane.
Në krye, vetë vartësi i Mickoskit, Bilall Kasami i cili disa herë është përpjekur të ndërtojë protagonizëm politik duke shpikur publikisht konflikte me Edi Ramën dhe Shqipërinë.
Pranë tij, deputetja që mezi gjen mbështetje elektorale në shtëpine e vet por që nga mëngjesi deri në mbrëmje nuk lë shpifje, etiketim e narrativë të importuar nga Beogradi pa përdorur kundër Qeverisë së Shqipërisë, shtetit dhe ambasadorit shqiptar.
Afër saj, ministri i ardhshëm i Drejtësisë, i cili javët e dundit nuk ka lënë etiketë denigruese pa përdorur ndaj kryeministrit të Shqipërisë.
Mungojnë vetëm edhe disa sharlatanë të tjerë që tradhtinë politike e kombëtare përpiqen ta kamuflojnë si angazhim për demokracinë në Shqipëri, ndërkohë që për t’u bërë “përfaqësues demokratikë” në qeverinë e VMRO-së kanë shkelur çdo standard demokratik, çdo parim dhe çdo vlerë që pretendojnë se mbrojnë.
Dhe pastaj kanë guximin të paraqiten si mbrojtës të interesave shqiptare.
