Për zv/kryeministrin Sali, Ukraina më e rëndësishme se Gostivari që po përballet me krizën e ujit të ndotur

Teksa Gostivari po përballet me një nga situatat më të rënda të viteve të fundit, me qindra qytetarë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas dyshimeve për ndotjen e ujit të pijshëm, mungesa e pranisë së zyrtarëve të lartë shtetërorë ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik. Autoritetet vazhdojnë hetimet dhe ende nuk kanë shpallur zyrtarisht epidemi, ndërsa uji i pijshëm mbetet i ndaluar

Në qendër të kritikave është zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali. Pavarësisht se mban një nga funksionet më të larta në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe është përfaqësues i komunitetit shqiptar, ai nuk është parë në Gostivar për të vizituar qytetarët, institucionet shëndetësore apo për të shprehur mbështetje gjatë kësaj krize.

Nga ana tjetër, aktivitetet e tij jashtë vendit, përfshirë vizitën në Kiev, kanë ngritur pyetje në opinion për prioritetet e tij politike. Kritikët vlerësojnë se, në një moment kur Gostivari po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pritej që një nga zyrtarët më të lartë të ekzekutivit të ishte pranë qytetarëve të prekur.

Shumë qytetarë shtrojnë pyetjen: nëse zëvendëskryeministri ka kohë për vizita jashtë vendit, pse nuk gjeti kohë të vizitojë edhe Gostivarin në një prej momenteve më të vështira për banorët e tij?

Në situata të tilla, qytetarët presin jo vetëm deklarata, por edhe prani institucionale, solidaritet dhe angazhim konkret nga drejtuesit e shtetit.

Back To Top