Jazëk ju koft që jeni tu bo zullum tu prek në bukën e dikujt…
Muhamedin Osmani ka reaguar ashpër ndaj kontrolleve të shpeshta inspektuese ndaj bizneseve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, duke akuzuar pushtetin VMRO-VLEN se po ushtron presion të vazhdueshëm mbi esnafët e Çarshisë.
Sipas tij, prej një jave Çarshia po përballet çdo ditë me kontrolle të shumta inspektuese, ndërsa në terren, siç shprehet ai, dalin deri në 5-6 ekipe inspektorësh.
“Jazëk ju koft që jeni tu bo zullum, tu prek në bukën e dikujt”, ka shkruar Osmani, duke theksuar se shumë punëtorë që punojnë në Çarshi sigurojnë bukën e gojës për vete dhe familjet e tyre.
Osmani ka kritikuar ashpër pushtetin aktual, duke thënë se drejtuesit janë të fokusuar vetëm te interesat e tyre, ndërsa populli po lihet pas dore.
“Mos harroni se shumë punëtorë që punojnë këtu sigurojnë bukën e gojës për vete dhe familjet e tyre”, thekson ai.
Në reagimin e tij, Osmani ka bërë edhe një krahasim me periudhën e qeverisjes së BDI-së, duke deklaruar: “Në kohën e BDI-së nuk ka mundur askush t’u bjerë në qafë esnafëve të Çarshisë.”
