🔴 NP “Parqe dhe Gjelbërime” lan përgjegjësinë te qytetarët: Mos parkoni nën pemë, sepse nëse dëmtohen veturat, paguani vetë!

Ndërmarrja Publike “Parqe dhe Gjelbërime” ka dalë me një paralajmërim të prerë për qytetarët, duke u bërë thirrje të mos i parkojnë automjetet nën pemë për shkak të motit të paqëndrueshëm, erërave të forta dhe rrezikut nga rrëzimi i degëve apo pemëve.

Megjithatë, ky apel ngre edhe më shumë pikëpyetje, pasi ndërmarrja ka bërë të qartë se dëmet e shkaktuara nga rënia e pemëve në kushte të motit të lig nuk do të kompensohen. Në praktikë, kjo do të thotë se nëse një pemë bie mbi automjetin e një qytetari, faturën do ta paguajë vetë pronari.

Në vend që të garantojë kontroll dhe mirëmbajtje preventive të pemëve që paraqesin rrezik, ndërmarrja zgjedh t’ua kalojë përgjegjësinë qytetarëve, duke i paralajmëruar të largohen nga pemët në vend se të sigurojë që ato të mos paraqesin kërcënim.

NP “Parqe dhe Gjelbërime” u bën thirrje qytetarëve të respektojnë rekomandimet dhe çdo rast të pemëve të rrëzuara apo rrezikut ta raportojnë në numrin emergjent 112 ose në numrat kujdestarë të ndërmarrjes.

Back To Top