🔴 Pas katër vitesh sulmesh, Bujar Osmani: E vërteta doli në shesh – Protokollet s’janë pjesë e Kornizës!

Pas katër vitesh debatesh, kritikash dhe akuzash ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, çështja e protokolleve duket se po merr një epilog të ri.

Ministri aktual i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, gjatë një konference për media, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, deklaroi se nuk ekziston ndonjë protokoll që të jetë pjesë e Kornizës Negociuese.

Kjo deklaratë vjen pas insistimit të vazhdueshëm të Bujar Osmanit se protokollet nuk janë pjesë e Kornizës Negociuese, që për vite me radhë ishte temë e debateve të ashpra politike.

Osmani në vazhdimësi ka deklaruar se kundërshtarët e tij e kanë keqinterpretuar çështjen dhe se koha do ta dëshmonte qëndrimin e tij.

Pas deklaratës së ministrit aktual, reagimet e shumta politike rikthyen në fokus qëndrimin e ish-ministrit Osmani, i cili tash pretendon se faktet e kanë konfirmuar atë që ai e ka thënë prej fillimit.

Back To Top