“Katër vjet më sulmuan, sot u vërtetua: Protokolli nuk është pjesë e Kornizës Negociuese” – mesazhi i Bujar Osmanit
Katër vjet pasi përsëriti se protokollet nuk janë pjesë e Kornizës Negociuese, Bujar Osmani ka reaguar pas kalimit të një tjetër hapi në procesin negociues.
“Katër vjet them se protokollet nuk janë pjesë e Kornizës Negociuese. Katër vjet kam duruar kritika, sulme dhe fyerje. Katër vjet kam vizatuar në tabela, kam shpjeguar dhe kam përsëritur”, shkruan Osmani.
Ai thekson se tashmë është kaluar një hap i rëndësishëm, duke nënvizuar se protokolli nuk është pjesë e Kornizës Negociuese.
“Një hap u kalua – Protokolli nuk është pjesë e Kornizës. Vazhdojmë përpara…”, përfundon Osmani.
