Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, është vënë sërish në qendër të reagimeve publike pas një debati rreth përdorimit të flamurit shqiptar në paraqitjet e tij zyrtare.
Kritikët pretendojnë se pas qortimeve dhe reagimeve që mori për çështjen e simbolikës kombëtare, ministri Sulejmani tashmë po tregohet më i rezervuar dhe nuk po e vendos flamurin shqiptar në aktivitetet ku merr pjesë.
Sipas tyre, ndryshimi i qasjes ngre pyetje nëse bëhet fjalë për kujdes politik apo tërheqje pas presioneve dhe kritikave.
Ndërkohë, çështja e përdorimit të simboleve kombëtare nga përfaqësuesit shqiptarë në institucionet shtetërore vazhdon të jetë një temë e ndjeshme dhe shpesh shkak për debate politike.
Deri tani, nga ana e ministrit Sedat Sulejmani nuk ka pasur një reagim publik lidhur me këto kritika.
