Arbër Ademi: Qeveria VMRO–VLEN shpërblen policin që hoqi flamurin shqiptar në Kumanovë

Arbër Ademi: Qeveria VMRO–VLEN shpërblen policin që hoqi flamurin shqiptar në Kumanovë

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë VMRO–VLEN, duke pretenduar se polici që hoqi në mënyrë demonstrative flamurin shqiptar në Kumanovë është shpërblyer me avancim në detyrë.

Sipas Ademit, përfitimet nuk kanë ndalur vetëm te polici, por janë shtrirë edhe te familja e tij.

“Jo vetëm ai që u avancua, por edhe dy djemtë e tij qenkan punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Madje, njëri prej tyre është kthyer nga Gjermania vetëm për t’u punësuar në MPB”, ka deklaruar Ademi.

Ai e cilëson këtë si një mesazh politik të qartë të qeverisë VMRO–VLEN, duke shtuar se, sipas tij, në vend që të ketë përgjegjësi për veprimet që prekën simbolin kombëtar të shqiptarëve, personi në fjalë është shpërblyer me avancim, ndërsa familja e tij ka përfituar punësime në institucionet shtetërore.

“Kjo është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie dhe mesazhi që ajo zgjedh të dërgojë”, thekson Ademi.

Back To Top