Bujar Osmani: Maqedonia e Veriut sapo humbi 60.77 milionë euro nga fondet e BE-së për Korridorin VIII

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar duke deklaruar se Maqedonia e Veriut sapo humbi 60.77 milionë euro nga fondet IPA të Bashkimit Evropian për segmentin hekurudhor Kriva Pallankë – kufiri me Bullgarinë, pjesë e Korridorit VIII.

Sipas Osmanit, fondet u humbën pasi Qeveria nuk arriti ta nënshkruajë kontratën brenda afatit të paraparë.

Ai thekson se Korridori VIII është një korridor strategjik i mobilitetit ushtarak të NATO-s dhe se çdo goditje ndaj këtij projekti dobëson interesin e Aleancës në rajon.

Në reagimin e tij, Osmani shkruan: “Maqedonia e Veriut sapo humbi 60.77 milionë euro nga fondet IPA të Bashkimit Evropian për segmentin hekurudhor Kriva Pallankë – kufiri me Bullgarinë, pjesë e Korridorit VIII, sepse Qeveria nuk arriti ta nënshkruajë kontratën brenda afatit. Korridori VIII është korridor strategjik i mobilitetit ushtarak të NATO-s. Çdo goditje ndaj tij dobëson interesin e NATO-s dhe favorizon interesin rus në rajon.”

Deklarata e Osmanit ka nxitur reagime në opinion, ndërsa çështja e financimit dhe realizimit të Korridorit VIII mbetet një nga temat më të rëndësishme infrastrukturore dhe gjeopolitike në vend.

Back To Top