Dje e shpallën si arritje ndërsa sot tërhiqen: “VLEN” reagon ndaj publikimit në Facebook për Ministrinë e Drejtësisë: Nuk jemi ne, ajo është një faqe e rreme.

Nga koalicioni qeverisës VLEN deklarojnë se faqja në Facebook me emrin “Vlen.mk”, e cila dje publikoi një postim lidhur me shtimin e emërtimit në gjuhën shqipe në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, është një faqe e rreme dhe nuk përfaqëson qëndrimet zyrtare të VLEN-it.

Në faqen “Vlen.mk” dje ishte publikuar një postim ku, si arritja e parë e ministrit të ri të Drejtësisë, Jeton Shasivari nga VLEN, përmendej dhe përshëndetej shtimi i emërtimit në gjuhën shqipe në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë në Facebook, e cila tani mban emrin:

“Ministria e Drejtësisë / Министерство за правда”.

Back To Top