Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pranuar publikisht se Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat “nuk është perfekt”, duke deklaruar se “më mirë të kemi ligj, sesa të mos kemi fare”. Ky pranim vjen vetëm pak kohë pasi përfaqësuesit e VLEN-it e prezantuan ligjin si një sukses të madh për shqiptarët.
Fakti që edhe vetë Afrim Gashi pranon se ligji nuk është i përsosur ka nxitur kritika të reja ndaj VLEN-it, i cili akuzohet nga kundërshtarët politikë se promovoi një ligj me mangësi të dukshme, ndërsa e paraqiti në opinion si një arritje historike.
Kritikët vlerësojnë se deklarata e Gashit përbën pranim se ligji nuk ofron zgjidhjen e plotë që ishte premtuar dhe se shqiptarëve u është servirur një kompromis, në vend të një mekanizmi të fortë me garanci të qarta për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
