Alarm nga Eurostat: Maqedonia e Veriut me standardin më të ulët të jetesës në Evropë

Maqedonia e Veriut është renditur në fund të listës së vendeve evropiane për standardin e jetesës, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.

Indeksi i konsumit real individual për banor në vend është vetëm 49.7, ndërsa mesatarja e Bashkimit Evropian është 100, çka do të thotë se qytetarët e Maqedonisë së Veriut konsumojnë mesatarisht rreth gjysmën e nivelit të vendeve të BE-së.

Sipas Eurostatit, para Maqedonisë së Veriut renditen edhe Turqia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria, duke e bërë vendin me standardin më të ulët të jetesës në Evropë sipas këtij matësi. Megjithatë, Eurostati thekson se për Maqedoninë e Veriut bëhet fjalë për të dhëna të vlerësuara.

Publikimi i këtyre shifrave nxiti reagime edhe në skenën politike, ku nga foltorja e Kuvendit Hristijan Mickoski dhe Venko Filipçe shkëmbyen akuza të ndërsjella për përgjegjësinë ndaj gjendjes ekonomike dhe standardit të ulët të jetesës në vend.

Back To Top