Bujar Osmani: Sot, pa fije shqetësimi, u vendosën tabela shtetërore pa gjuhën shqipe në Tabanoc

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar pasi në pikën kufitare të Tabanocit u vendosën tabela shtetërore pa mbishkrime në gjuhën shqipe.

Përmes një postimi publik, Osmani u shpreh se është thellësisht i dëshpëruar dhe i shqetësuar, duke theksuar se gjuha shqipe nuk është e një partie, por u përket të gjithë shqiptarëve dhe është simbol i përkatësisë së tyre në shtet.

Ai iu drejtua edhe qytetarëve që kanë mbështetur VLEN-in, si dhe miqve të tij maqedonas, duke u bërë thirrje të mos heshtin përballë këtij veprimi.

“Sot po hiqet prezenca jonë nga dyert e shtetit. A do ta normalizojmë këtë marrëzi?”, përfundon reagimi i Osmanit.

Back To Top