Selami: Shkupi për herë të parë me Qendër ditore për personat me aftësi të kufizuara

Shkupi do të ketë për herë të parë një Qendër për qëndrim ditor për personat me aftësi të kufizuara, të moshës 14 vjeç e lart. Iniciativa synon të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre.

Këtë iniciativë e ka përshëndetur këshilltari Abdulsalam Selami, i cili theksoi se bëhet fjalë për një hap në drejtimin e duhur dhe një masë me rëndësi për qytetarët.

Grupi i këshilltarëve ku bën pjesë Selami, si opozitë në Këshillin e Qytetit të Shkupit, e ka mbështetur iniciativën.

Selami theksoi se opozita do të vazhdojë të jetë konstruktive, duke mbështetur çdo nismë që është në interes të qytetarëve, ndërsa do të kritikojë publikisht çdo vendim apo projekt që nuk u shërben atyre.

“Konstruktivitetin nuk e tregojmë vetëm me fjalë, por edhe me vepra”, theksoi Selami.

Back To Top