Ministri i Kulturës takon vetëm drejtorët e BESËS? Të tjerët mbeten jashtë agjendës

Ministri i Kulturës ka zhvilluar takime me disa drejtues të institucioneve kulturore, por përzgjedhja e tyre ka ngritur pikëpyetje.

Sipas kritikave, në agjendën e ministrit janë përfshirë drejtuesit e Teatrit të Tetovës, Teatrit për Fëmijë dhe Ansamblit, të cilët pretendohet se vijnë nga BESA.

Në anën tjetër, institucione të rëndësishme kulturore me drejtues shqiptarë, si Filharmonia, Teatri Shqiptar, Teatri i Gostivarit, Galeria dhe Muzeu i Artit Bashkëkohor, nuk janë përfshirë në këto takime.

Kjo ka nxitur reagime dhe pikëpyetje nëse agjenda e ministrit po përcaktohet nga nevojat e institucioneve kulturore apo nga përkatësia politike e drejtuesve të tyre.

Nëse ky trend vazhdon, mbetet e paqartë se pse disa institucione po marrin vëmendje, ndërsa të tjera po mbeten jashtë agjendës së ministrit.

Back To Top