Qeveria e VLEN-it në Izrael: Mbështetje për politikën e Netanjahut
Qeveria e VLEN-it po zhvillon vizitë në Izrael, në një kohë kur politika e qeverisë së Benjamin Netanjahut ndaj Gazës vazhdon të jetë objekt i kritikave dhe debatit të ashpër ndërkombëtar.
Gjatë vizitës janë zhvilluar takime me zyrtarë të lartë izraelitë, ndërsa në fokus janë vendosur bashkëpunimi në ekonomi, mbrojtje, industri të mbrojtjes, siguri kibernetike, shëndetësi, bujqësi dhe turizëm.
Në kuadër të vizitës janë nënshkruar edhe dy dokumente bilaterale në fushat e arsimit, shkencës, kulturës, rinisë dhe sportit, si dhe për konsultime ekonomike.
Afrimi i Shkupit me Tel Avivin dhe përfshirja e bashkëpunimit në mbrojtje dhe industri të mbrojtjes në agjendën e vizitës po ngre pikëpyetje për qëndrimin politik të Qeverisë së VLEN-it ndaj politikës së Netanjahut.
Ndërkohë, nga pala maqedonase është theksuar edhe mbështetja që Izraeli dha pas tragjedisë në Koçan, ndërsa vizita pritet të sjellë thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Megjithatë, në sfond mbetet pyetja: A përfaqëson kjo vizitë një afrim të qartë politik me qeverinë e Netanjahut?
