Vendimi që djali i Naser Ziberit të bëhet noter ka ngritur pikëpyetje rreth mënyrës se si është zhvilluar procesi i përzgjedhjes.
Vendimin për emërimin e tij e ka nënshkruar ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari. Pikërisht kjo ka nxitur reagime dhe pyetje se cilat kanë qenë kriteret vendimtare në përzgjedhjen e kandidatit.
A kanë qenë të gjithë kandidatët të trajtuar në mënyrë të barabartë? A është përzgjedhja bërë vetëm mbi bazën e meritës dhe rezultateve të konkursit?
Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje nga Ministria e Drejtësisë, veçanërisht nëse ka pasur kandidatë të tjerë që kanë konkurruar për të njëjtën pozitë.
Në një sistem ku flitet vazhdimisht për sundimin e ligjit dhe drejtësinë, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë transparencë për çdo vendim të tillë.
Kur ministri i Drejtësisë “e gjen” drejtësinë, pyetja mbetet: a u gjet edhe për kandidatët e tjerë?
