105 shqiptarë plotësuan kushtet, por mbetën jashtë: “Mos rreni popullin!”
Rami Mislimi ka publikuar një listë me 105 shqiptarë që, sipas tij, kanë plotësuar kushtet për konkursin për policë, por nuk janë pranuar.
Mislimi ka akuzuar Astrit Isenin dhe VLEN-in se po e mashtrojnë opinionin duke thënë se shqiptarët nuk kanë konkurruar.
“Mirëmëngjesi nga 105 shqiptarët që i plotësuan kushtet për polic dhe nuk u pranuan!”, shkroi Mislimi.
“Astrit Iseni dhe VLEN-i, mos rreni popullin se nuk kanë konkuruar shqiptarët!”, shtoi ai.
