Qeveria ka reaguar ndaj qëndrimit të Dalibor Kitanoviqit për Ratko Mlladiqin, duke e cilësuar atë si qëndrim personal dhe të papranueshëm.
Në reagimin zyrtar, Qeveria thekson se Mlladiqi është dënuar përfundimisht nga gjykata ndërkombëtare për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Qeveria njofton se do t’i kërkojë Kitanoviqit ta tërheqë qëndrimin e tij. Nëse ai nuk pajtohet me politikat e Qeverisë, nga ai pritet të japë dorëheqje nga pozita që ushtron.
“Qëndrimi i Dalibor Kitanoviqit është qëndrim i tij personal dhe i papranueshëm për Qeverinë”, thuhet në reagimin e Qeverisë.
