A ishte kërkesë e Izet Mexhitit në takimin me Ferit Hoxhën shpallja “non grata”?

Vendimi i autoriteteve shqiptare për shpalljen “non grata” të dy qytetarëve shqiptarë nga Çairi po hap edhe një pyetje tjetër, e cila deri tani ka mbetur pa përgjigje.

A është diskutuar kjo çështje në takimin mes Izet Mexhitit dhe ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Ferit Hoxha?

Dhe më konkretisht: a ka kërkuar Izet Mexhiti nga ambasadori Hoxha që këta persona të shpallen të padëshirueshëm në Republikën e Shqipërisë?

Kjo pyetje kërkon përgjigje të qartë, veçanërisht për shkak se bëhet fjalë për qytetarë nga Çairi dhe për një vendim me pasoja serioze për ta.

Nëse çështja është diskutuar, opinioni ka të drejtë të dijë se në çfarë cilësie është diskutuar, kush e ka iniciuar dhe mbi çfarë baze.

Prandaj, pyetja është shumë e thjeshtë:

A ishte shpallja “non grata” e dy qytetarëve nga Çairi një nga temat apo kërkesat e Izet Mexhitit në takimin me Ministrin Ferit Hoxha?

Back To Top