Aksident i rëndë në Komunën e Çairit: Vetura rrotullohet, ka të lënduar!
Një aksident i rëndë trafiku është raportuar në territorin e Komunës së Çairit, ku një veturë është rrotulluar, ndërsa raportohet se ka edhe persona të lënduar.
Rrethanat se si ka ndodhur aksidenti ende nuk dihen, ndërsa nuk ka informacione të konfirmuara për numrin e të lënduarve dhe gjendjen e tyre shëndetësore.
Priten më shumë detaje lidhur me rastin dhe shkaqet që çuan deri te ky aksident.
