Aksion në Bit Pazar: Inspektorët dhe policia largojnë shitësit nga hapësira para “Zegin”-it

Një aksion i përbashkët është zhvilluar sot në zonën e Bit Pazarit në Shkup, në hapësirën para objektit të “Zegin”-it.

Në aksion kanë marrë pjesë pjesëtarë të policisë, në bashkëpunim me Inspektoratin e Qytetit të Shkupit. Në fokus të kontrolleve kanë qenë shitësit që ushtrojnë aktivitet në hapësirën publike.

Gjatë aksionit, inspektorët kanë ndërhyrë për lirimin e hapësirës nga shitësit dhe mallrat e vendosura aty, ndërsa policia ka asistuar gjatë zbatimit të masave.

Sipas informacioneve paraprake, aksioni lidhet me respektimin e rregullave për përdorimin e hapësirave publike dhe zhvillimin e veprimtarisë tregtare.

Back To Top