Arsovska trazon sërish rastin e Visar Ganiut: “Deri ku ka arritur lënda?”

Ish-kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka rikthyer në vëmendje çështjen që lidhet me ish-kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, duke kërkuar përgjigje publike nga Prokuroria për ecurinë e procedurës.

Sipas Arsovskës, bëhet fjalë për një lëndë që lidhet me legalizime të dyshuara të paligjshme dhe dokumentacion të falsifikuar, për të cilën ajo ka dorëzuar një numër të madh provash pranë institucioneve kompetente.

Ajo thekson se gjatë periudhës së fundit ka dorëzuar edhe dokumente dhe kallëzime të reja, duke kërkuar që institucionet të veprojnë me shpejtësi, profesionalizëm dhe transparencë.

“Qytetarët kanë të drejtë të dinë deri ku ka arritur kjo lëndë dhe nëse institucionet po ndërmarrin veprime konkrete,” është mesazhi që Arsovska përcjell përmes kërkesës së saj drejtuar Prokurorisë.

Back To Top