Arta Bilalli Zendeli ia hap arkivat Driton Sulejmanit: Gjyshi dhe “kundërrevolucionarët” shqiptarë!
Një postim i Arta Bilalli Zendelit ka rikthyer në vëmendje një shkrim të vitit 1985, të autorit profesor dr. Sefedin Sulejmani, gjyshi i zëvendësministrit aktual të Arsimit, Driton Sulejmani.
Përmes një pyetjeje drejtuar ChatGPT-së, Bilalli Zendeli ka ngritur çështjen se çfarë kishte shkruar profesori për shqiptarët dhe lëvizjen kombëtare shqiptare në Kosovë.
Bëhet fjalë për shkrimin e publikuar më 20 shkurt 1985 në gazetën “Flaka e Vëllazërimit”, me titull “Nacionalizmi, irredentizmi shqiptar dhe kundërrevolucioni në Kosovë”.
Sipas përgjigjes së ChatGPT-së të publikuar nga Bilalli Zendeli, në këtë shkrim nacionalizmi dhe irredentizmi shqiptar cilësoheshin si kundërrevolucionarë, demonstratat e vitit 1981 në Kosovë paraqiteshin si organizim kundërrevolucionar, ndërsa kërkesa për Republikën e Kosovës trajtohej në të njëjtën kornizë ideologjike.
Postimi rikthen në debat një dokument të periudhës së ish-Jugosllavisë dhe mënyrën se si trajtohej atëkohë lëvizja kombëtare shqiptare.
Vitet kalojnë, por arkivat mbeten!
