Asgjë e hajrit nuk bëhet/ Këshilli i Evropës kritikon Shkupin për moszbatim të rekomandimeve

Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (EKRI) konstaton se Maqedonia e Veriut nuk ka zbatuar rekomandimet kryesore të vitit 2023 për forcimin e pavarësisë së institucioneve që luftojnë diskriminimin. Sipas raportit, Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi dhe Avokati i Popullit ende nuk kanë autonomi financiare dhe vazhdojnë të varen nga Ministria e Financave për menaxhimin e buxheteve. Veçanërisht problematike mbetet gjendja në institucionin e Avokatit të Popullit, ku më pak se gjysma e vendeve të punës janë të plotësuara.

Nga ana tjetër, raporti evidenton progres të pjesshëm në zgjidhjen e problemit të romëve pa dokumente dhe shtetësi: shumica e rreth 700 personave të identifikuar kanë arritur të marrin shtetësinë, ndërsa procesi vazhdon për rreth 160 të tjerë. EKRI përfundon se rekomandimet për pavarësinë institucionale nuk janë zbatuar, ndërsa për çështjen e shtetësisë ka vetëm përparim të pjesshëm.

Back To Top