Bebe Rexha trondit rrjetin: “Bashkohuni me studentët”, artistja botërore në mbështetje të protestës në Shkup!
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale pasi publikoi në “Story” një thirrje për protestën studentore që pritet të mbahet më 18 maj 2026 në Shkup. Në fotografinë e shpërndarë nga artistja shkruhet: “PROTESTË – Bashkohuni me studentët, të gjithë me një zë”.
Postimi i saj është shpërndarë me shpejtësi nga ndjekësit shqiptarë dhe studentët, të cilët e kanë parë këtë si një mbështetje të hapur për kërkesat dhe organizimin e protestës. Rexha, e cila ka prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut, ka treguar shpesh lidhjen e saj me shqiptarët dhe çështjet që prekin të rinjtë.
Reagimi i artistes vjen vetëm pak ditë para protestës së paralajmëruar në Shkup, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive dhe unitet studentor. Postimi i Bebe Rexhës ka shtuar edhe më shumë jehonën e protestës në rrjetet sociale.
