Bekim Rexhepi: “Dibra e di të vërtetën – banesat sociale janë projekt i nisur nga BDI”

Bekim Rexhepi ka reaguar pas promovimit të banesave sociale në Dibër nga ana e qeverisë, duke pretenduar se ky projekt është nisur dhe përgatitur gjatë kohës së qeverisjes së BDI-së.

“Sot qeveria po promovon banesat sociale në Dibër, një projekt që e gjeti të planifikuar, të financuar dhe me punimet e nisura nga BDI”, ka deklaruar Rexhepi.

Sipas tij, merita për një projekt nuk fillon me momentin e prerjes së shiritit apo me fotografitë para mediave, por me procesin që paraprin realizimin e tij – nga vizioni dhe planifikimi, sigurimi i financimit, përgatitja e dokumentacionit dhe fillimi i punimeve.

“Qytetarët e dinë mirë se merita për një projekt nuk fillon me prerjen e shiritit. Ajo fillon me vizionin, planifikimin, sigurimin e financimit, përgatitjen e dokumentacionit dhe fillimin e realizimit”, ka theksuar Rexhepi.

Ai shton se faktet nuk mund të fshihen dhe se qytetarët e Dibrës e dinë, sipas tij, se banesat sociale janë një projekt i nisur nga BDI.

Back To Top