Blerim Bexheti thërret për “rregullim të ri shtetëror” nëse nuk respektohet MO

Shkup, 20 Prill, Zhurnal.mk – Deputeti opozitar Blerim Bexheti i Bashkimit Demokratik për Integrime (BDI) sot ftoi për një debat midis shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për siç e quajti ai “një rregullim të ri shtetëror”, nëse Kryeministri Hrisijan Mickoski nuk e respekton Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2001.

“Në shtet ne realisht kemi problem serioz ku, i ftoj edhe popullatën maqedonase, por edhe shqiptare, nëse ka nevojë edhe të bisedojmë edhe si e lexojmë Marrëveshjen e Ohrit dhe si e kuptojmë. Do jeni dëshmitarë, se qëllimi i gjithë këtyre veprimeve dhe presioneve politike bëhet për këtë dhe për procesin integrues, dhe nëse nuk ka dakordësi, shqiptarët kanë të drejtën legjitime që të kërkojnë rregullim të ri shtetëror, dhe vetë të përcaktojnë se si, dhe ku duan të jetojnë…”, citohet nga TV21 Bexheti të ketë thëë sot në një konferencë për shtyp të thirrur sot për padinë që prokoria ka ngritur javën e kaluar ndaj tij për kohën sa ai ishte kryetar i komunës së Sarajit.

Bexheti i ka mohuar akuzat dhe tha se nuk bërë gjë të keqe.
Deputeti i BDI-së e sheh ngritjen e aktakuzës ndaj si presion ndaj shqiptarëve nga ana e Kryeministrit Hristijan Mickoski.

Sipas tij, pjesë e presioneve ndaj shqiptarëve është edhe kontestimi i gjuhës shqipe nga Mickoski.

“Presioni u bëhet shqiptarëve, dhe kur të zgjedhurit e popullit, aty ku nuk ka bazë, aty ku nuk ka fakti, ai vepron. E tash shqiptarët e vlerësojnë se a është presion kontestimi i gjuhës shqipe. Shqiptarët e vlerësojnë se prej përfaqësimit etnik bëhet në përfaqësim etik. Shqiptarët e vlerësojnë dhe reagojnë, dhe nuk është e rastit që shqiptarët po dalin rrugëve dhe protestojnë,” vazhdoi të thotë duke akuzuar Mickoskin se nuk po e zbaton marrëveshjen e Ohrit e as nuk po e zbaton procesin e integrimit të vendit në Bashkim Evropian.

“A ka përspektivë tjetër përveç Marrëveshjes së Ohrit dhe procesit integrues? Dhe prandaj e ripërsërisë se shqiptarët kanë të drejtën legjitime të hapin një debat të gjerë ndër shqiptarë për rregullim të ri shtetëror dhe vetë të përcaktojnë se duan dhe ku duan të jetojnë,” ritheksoi deputeti i BDI-së.

Back To Top