Bujar Osmani në Tirolin e Jugut: Gjuha zyrtare dhe autonomia në qendër të takimeve
Bujar Osmani ka zhvilluar një vizitë në Tirolin e Jugut, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve të këtij rajoni.
Gjatë vizitës, Osmani është takuar me Kryetarin e Parlamentit të Tirolit të Jugut, ndërsa ka vizituar edhe Zyrën për Gjuhë Zyrtare dhe Zyrën për Autonomi.
Në fokus të takimeve kanë qenë përvoja e Tirolit të Jugut në mbrojtjen e gjuhëve zyrtare, të drejtat e komuniteteve dhe mënyra e funksionimit të autonomisë rajonale.
Vizita i ka dhënë mundësi Osmanit të njihet nga afër me mekanizmat institucionalë që zbatohen në Tirolin e Jugut dhe me përvojën e këtij rajoni në menaxhimin e çështjeve gjuhësore dhe ndëretnike.
