Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, njëherësh një nga figurat politike në Njësinë Zgjedhore 2, nuk ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga VLEN me rastin e 24 muajve qeverisje.
Mungesa e tij vjen në një periudhë kur në opinion janë shtuar diskutimet për raportet brenda strukturave të VLEN-it dhe koordinimin mes drejtuesve të saj.
Kjo situatë shihet në vazhdën e zhvillimeve të fundit, përfshirë edhe ngjarjen e mëparshme në Haraçinë, ku nuk u vërejt një prezencë e plotë e përfaqësuesve të lartë të VLEN-it, përfshirë Izet Mexhitin, Bilall Kasamin dhe Adnan Azizin.
Në këto rrethana, mungesat e ndërsjella në aktivitete publike po interpretohen në opinion si sinjale të mundshme për mungesë koordinimi brenda koalicionit.
