Dje e shpallën fyerje kombëtare. Sot lusin për takim.

Ky është dinjiteti i VLEN-it.

Dje u munduan ta bindin opinionin se ministri i Jashtëm i Shqipërisë paska fyer shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Dje kërkonin reagime, prodhonin zemërim, bënin sikur po mbronin nderin e shqiptarëve.

Sot, po të njëjtit, janë lutur për takim me të.

Dhe këtu bie e gjithë maska.

Sepse nëse vërtet e kanë besuar atë që thanë dje, atëherë sot nuk do të lypnin takim për fotografi e pajtim. Do të kërkonin sqarim publik, qëndrim institucional dhe përgjegjësi politike.

Por ata nuk kërkuan dinjitet.
Kërkuan shpëtim.

E vërteta është e thjeshtë: ministri shqiptar nuk i ka fyer shqiptarët. Ai ka reaguar ndaj një sjelljeje politike që po habit çdo qendër shqiptare dhe ndërkombëtare: si mund të përfaqësohen shqiptarët nga njerëz që ndihmojnë një qeveri të bllokojë rrugën evropiane, të godasë Marrëveshjen e Ohrit, të relativizojë gjuhën shqipe dhe të hapë tema që shqiptarët i kanë mbyllur me sakrificë.

VLEN e dinte këtë. Por tentoi ta kthejë në manipulim emocional.

E përdorën popullin shqiptar si mburojë për turpin e vet politik. Kur u duhej zhurmë, thanë “u fyen shqiptarët”. Kur u duhej takim, harruan fyerjen.

Ky është problemi i tyre: patriotizmi u zgjat aq sa zgjat një lajm në portal.

Shqiptarët nuk janë fyer nga një fjali e nxjerrë prej kontekstit. Shqiptarët fyhen kur dikush në emër të tyre bëhet dekor i një qeverie që e ka larguar vendin nga BE-ja, që po hap front ndaj barazisë dhe që po e kthen shtetin prapa.

Prandaj sot nuk duhet pyetur pse ministri i pranoi në takim.

Duhet pyetur VLEN-i:

Nëse dje ishte fyerje ndaj shqiptarëve, pse sot kërkuat takim?
Nëse sot kërkoni takim, pse dje gënjyet popullin?

Këtu nuk ka rrugë të tretë. Ose dje mashtruan, ose sot u dorëzuan.

Back To Top