Dokumenti zyrtar nxjerr në pah: Shkup–Bllacë u fut në financim gjatë qeverisjes së BDI-së

Dokumenti zyrtar i vitit 2022 dëshmon se projekti për autostradën Shkup–Bllacë ishte përfshirë në financim në kohën kur BDI ishte pjesë e qeverisë.

Sipas dokumentit, më 27 qershor 2022 Kuvendi miratoi Ligjin për garancinë shtetërore të detyrimeve për huanë që do të përdorej për financimin e projektit TEN-T për autostradën nga Shkupi deri në kufirin me Kosovën.

Dokumenti mban datën 27 qershor 2022 dhe nënshkrimet e presidentit të atëhershëm Stevo Pendarovski dhe kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Në atë periudhë, BDI ishte pjesë e koalicionit qeverisës. Kjo do të thotë se vendimi për garantimin e huasë dhe përfshirjen e projektit në financim u mor gjatë qeverisjes ku BDI ishte në pushtet.

Dokumenti zyrtar rikthen në vëmendje edhe një herë pyetjen se kush e kishte siguruar bazën financiare për projektin Shkup–Bllacë dhe kur ishte marrë vendimi për të.

Back To Top