Dorëzohet peticioni për Denion Meidanin, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut çojnë mesazh të fuqishëm në Tiranë
Sot, në Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, u dorëzua zyrtarisht peticioni i firmosur nga mijëra shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, përmes të cilit kërkohet vazhdimi i misionit diplomatik të ambasadorit Denion Meidani.
Qytetarët vlerësuan se angazhimi dhe qasja e Meidanit kanë qenë në mbrojtje të dinjitetit dhe interesave të shqiptarëve në vend, duke e cilësuar këtë nismë si një dëshmi të qartë të vullnetit qytetar.
Sipas organizatorëve, peticioni nuk përfaqëson vetëm një kërkesë diplomatike, por edhe një mesazh të fuqishëm politik e shoqëror se zëri i shqiptarëve duhet të dëgjohet dhe të respektohet.
“Ky është zëri i mijëra qytetarëve që kërkojnë respekt për përfaqësimin dhe mbështetjen ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagimin e publikuar pas dorëzimit të peticionit.
Dorëzimi i peticionit në Tiranë po shihet si një sinjal i fortë i mobilizimit qytetar dhe i mbështetjes që ambasadori Meidani gëzon tek shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
