Dr. Zekirja Shaini ngritë alarmin në Pulmologji: Po rriten ndjeshëm rastet me kancer të mushkërive, thirrje Ministrisë së Shëndetësisë

 Alarm nga Pulmologjia!
Si mjek specialist pulmolog, jam thellësisht i shqetësuar nga rritja dramatike e rasteve me kancer të mushkërive. Edhe pse është periudha e verës, reparti i pulmologjisë është i stërmbushur me pacientë, ndërsa çdo ditë përballemi me raste të reja ku ekzaminimet imazherike ngrejnë dyshime serioze për sëmundje malinje.


Kjo nuk mund të injorohet më!
Ministria e Shëndetësisë duhet urgjentisht të nisë një program kombëtar skriningu për zbulimin e hershëm të kancerit të mushkërive, veçanërisht për personat mbi 40 vjeç dhe duhanpirësit.


Kanceri i mushkërive nuk pret. As ne nuk duhet të presim. Zbulimi i hershëm shpëton jetë!

Back To Top