“Dysh në njësh” – Fatmir Limani paralajmëron kthesën e tetorit?

Ministri Fatmir Limani ka publikuar një mesazh me tone ironike në Facebook, duke përdorur shprehje që kanë nxitur interpretime për një zhvillim të mundshëm në skenën politike.

“Eh, tetori, tetori…, fillimi i fundit, për ‘sojin’ që ndjente vetë-mjaftueshmëri radhësh. Ndryshojnë hesapet kur vetëpëlqehesh… Dysh në njësh.. ;)”, ka shkruar Limani.

Pa përmendur emra konkretë, Limani përdor shprehjen “Dysh në njësh”, ndërsa tetorin e përshkruan si “fillimin e fundit” për ata që, sipas tij, janë mbivlerësuar.

Postimi mbetet i hapur për interpretime, ndërsa mbetet të shihet nëse mesazhi i tij lidhet me zhvillimet e fundit politike apo është një thumbim ndaj aktorëve të caktuar politikë.

Back To Top