Forumi i Gruas në Kërçovë bojkotoi aktivitetin e VLEN-it, përflitet krahu i Fatmir Limanit

Në kuadër të aktiviteteve për Kongresin e koalicionit VLEN, i cili pritet të mbahet më 9 maj dhe ku synohet formalizimi i shndërrimit të koalicionit në një subjekt të përbashkët politik, Forumi i Grave i VLEN-it ka organizuar prezantimin e Rezolutës së Grave.

Megjithatë, gjatë këtij aktiviteti është vërejtur mungesa e anëtareve të Lëvizjes Demokratike nga Kërçova, gjë që ka nxitur reagime dhe interpretime politike brenda strukturave lokale të koalicionit.

Sipas burimeve jozyrtare, bojkoti i Forumit të Gruas nga Kërçova lidhet me pakënaqësi dhe rreshtime të reja politike, ndërsa përflitet se një pjesë e strukturave janë afruar ose kanë kaluar pranë krahut politik të ministrit Fatmir Limani.

Këto zhvillime vijnë në një periudhë të ndjeshme për VLEN-in, vetëm pak ditë para Kongresit të shumëpërfolur, ku pritet të definohen strukturat e reja politike dhe pozicionimet brenda subjektit të ri.

Situata në Kërçovë po ndiqet me interes të shtuar, pasi mbetet e paqartë se si do të rreshtohen përfundimisht strukturat lokale pas 9 majit dhe cilët emra do të jenë pjesë e secilit formacion politik.

Back To Top