Ftesë nga Presidenti Recep Tayyip Erdoğan – Hafezi kosovar Egzon Ibrahimi nderohet në pallatin presidencial në Ankara

Ftesë nga Presidenti Recep Tayyip Erdoğan – Hafezi kosovar Egzon Ibrahimi nderohet në pallatin presidencial në Ankara

Hafezi i njohur nga Kosova, Egzon Ibrahimi, është mirëpritur në pallatin presidencial në Ankara me ftesë të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Sipas njoftimeve, Ibrahimi pati nderin të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë në pallatin presidencial, ku lexoi fjalën e Zotit, duke përcjellë mesazhe shpirtërore dhe paqeje. Ftesa nga presidenti turk konsiderohet një vlerësim i veçantë për kontributin dhe përkushtimin e tij në shërbim të fesë dhe për promovimin e vlerave islame.

Ky moment u cilësua si një nder jo vetëm për hafezin kosovar, por edhe për komunitetin shqiptar në përgjithësi, duke dëshmuar respektin dhe lidhjet e forta që ekzistojnë mes Turqisë dhe shqiptarëve.

Ngjarja u zhvillua në ambientet e pallatit presidencial në Ankara, ku hafezi Egzon Ibrahimi u prit me respekt dhe vlerësim për angazhimin e tij në ruajtjen dhe përhapjen e fjalës së shenjtë.

Back To Top