Izet Mexhiti me orë “modeste” Omega – rreth 5.800 dollarë

Kryetari i Komunës së Çairit dhe një nga bashkëkryetarët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, është parë në një paraqitje publike me një orë të markës Omega, për të cilën modele të ngjashme në treg arrijnë vlerën rreth 5.800 dollarë.

Pamjet kanë nxitur reagime në opinion dhe në rrjetet sociale, ku është komentuar kontrasti mes mesazheve politike për modesti dhe përdorimit të një aksesori luksoz nga një funksionar publik.

Kritikët vlerësojnë se zyrtarët duhet të jenë të gatshëm të japin sqarime për stilin e jetesës dhe të tregojnë ndjeshmëri ndaj realitetit ekonomik me të cilin përballen qytetarët.

Modeli i saktë i orës nuk është konfirmuar publikisht, ndaj edhe vlerësimi i çmimit bazohet në modele të ngjashme të markës Omega.

Back To Top