Kumanovari bashkë me nipin sulmohen në Bit Pazar të Shkupit, sulmuesit më pas ua dëmtojnë edhe veturën

Një incident i rëndë është raportuar në zonën e Bit Pazarit në Shkup, ku një person nga Kumanova, së bashku me nipin e tij, dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga disa persona.

Sipas informacioneve të bëra publike, pas përplasjes fizike, situata është përshkallëzuar edhe më tej. Sulmuesit dyshohet se kanë dëmtuar edhe veturën me të cilën udhëtonin dy të afërmit.

Rasti ka shkaktuar shqetësim, ndërsa pritet që autoritetet të ndërmarrin masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të incidentit dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Detaje të tjera rreth motivit të sulmit dhe nëse ka persona të arrestuar apo të ndaluar pritet të bëhen të ditura nga institucionet kompetente.

Back To Top