Limani mezi i pret zgjedhjet: “Donit luftë, tani tregoni sa vleni!”

Me tone të ashpra dhe sfiduese, Fatmir Limani ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, duke paralajmëruar përballje të afërt politike.

Në një “story” të publikuar, Limani u është drejtuar kundërshtarëve me mesazhin: “Donit luftë me Fatmir Limanin, tani tregoni sa vleni!”

Ai ka shtuar se shumë shpejt do t’u jepet mundësia që këtë ta dëshmojnë vetë, duke lënë të kuptohet për zgjedhje të afërta dhe një përballje direkte në terrenin politik.

Deklarata e tij vjen në një moment të tensionuar politik, duke rritur pritjet për zhvillime të reja në skenën politike në vend.

Back To Top