Limani pas fotos me Ahmetin dhe Taravarin: Në sofrën e mikpritjes nuk bëhen kalkulime politike

Fotografia apo prania në një ambient të përbashkët nuk e rishkruan historinë e qëndrimeve politike të askujt”, kështu tha Fatmir Limani pas publikimit të fotogragisë me Ali Ahmetin dhe Arben Taravarin në iftarin që organizoi kryeministri Edi Rama, që siç tha, “për ata që kërkojnë shpjegim përgjigjja është më e thjeshtë sesa përpjekja për ta shndërruar atë në një “dilemë politike”, shkruan TV21.

Limani tha se në një tryezë mikpritjeje nuk shkohet për të bërë kalkulime politike dhe për të prishur sofrën, por për të respektuar traditën, mikpritjen dhe momentin e përbashkët njerëzore dhe shtoi se, kulturën tonë, nikoqiri është ai që përcakton rendin e sofrës dhe vendet e mysafirëve.

Ndërkohë, potencoi se sofrat që bashkojnë nuk duhet të shqetësojnë askënd, përveç atyre që nuk ia duan të mirën kombit

Back To Top