LSDM padit Mickoskin: Kryeministri po shkelë ligjet dhe Kushtetutën

LDSM ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryeministrit, Hristijan Mickoski, duke e akuzuar për “shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve”. Sipas përfaqësuesit të partisë, Aleksandar Sasho Dimitrieviq, kryeministri po vepron si prokuror dhe gjykatës, duke paralajmëruar procese gjyqësore kundër opozitës dhe duke targetuar kundërshtarët politikë dhe familjarët e tyre, me aktakuza të shkruara paraprakisht. Dimitrieviq thotë se kallëzimi penal ka të bëjë me veprat, “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”, “Shkelje e barazisë së qytetarëve, dhe ”Rrezikim i Sigurisë”. LSDM kërkon nga Prokuroria Publike të veprojë menjëherë.

“Ky është një skandal i paprecedent dhe përfaqëson rrënim të plotë të rendit juridik dhe kushtetues, për të cilin duhet të ketë përgjegjësi. Deklarata e Hristijan Mickoskit është sinjal se gjyqësori dhe prokuroria janë shndërruar në mjete për hakmarrje politike dhe përndjekje të atyre që mendojnë ndryshe. Metoda tipike për regjime autoritare, të panjohura për sistemin demokratik,” deklaroi Aleksandar Sasho Dimitrieviq, LSDM.

Paralelisht me këtë, Venko Filipçe, në emër të LSDM-së, u dërgoi letra zyrtare Bashkimit Evropian, Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian, raportuesit për Maqedoninë e Veriut, si dhe ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në lidhje me shkelje serioze të rendit demokratik dhe kushtetues, ndarjes së pushtetit dhe sundimit të së drejtës.

Deklarata e plotë e Aleksandar Sasho Dimitrieviq:

Hristijan Mickoski nuk fshihet më ai është prokuror, gjykatës, i cili urdhëron paraprakisht gjyqe kundër opozitës dhe disidentëve. Nga pozicioni i Kryeministrit, Mickoski shpall publikisht ndjekje penale, shënjestron njerëz specifikë nga opozita dhe familjet e tyre me akuza të shkruara paraprakisht.

Shprehja e tij “Kam një ndjenjë” diktohet nga frika sepse ai e di se do të duhet të përballet me përgjegjësinë.

Por ky është një skandal me përmasa të papara dhe përfaqëson një kolaps të plotë të rendit ligjor dhe kushtetues, dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi për këtë.

Deklarata e Mickoskit është një sinjal se gjyqësori dhe prokuroria janë shndërruar në një mjet për hakmarrje politike dhe persekutim të disidentëve.

Metoda të natyrshme të regjimeve autoritare që sistemi demokratik nuk i njeh.

Prandaj, LSDM sot ngriti padi penale kundër Hristijan Mickoskit për krime:

-Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar (neni 353, paragrafi 1 i Kodit Penal)

-Shkelje e barazisë së qytetarëve (neni 137, paragrafët 1 dhe 2 të Kodit Penal)

-Rrezikim i sigurisë (neni 143, paragrafi 1 i Kodit Penal)”, thonë nga LSDM.

Back To Top