Pas publikimit të një fotografie nga Mustafa Dauti, ka reaguar Mislimi, duke e akuzuar atë për manipulim të opinionit publik.
Sipas tij, tabela që Dauti ka publikuar nuk është e re, por është tabela e vjetër e vendosur në kohën kur BDI ishte në qeveri.
“Tabela që ka publikuar Mustafa Dauti është tabelë e vjetër e vendosur nga BDI-ja. VLEN-i ka vendosur dje një tabelë të re në pikën kufitare pa gjuhën shqipe”, thekson Mislimi.
Ai shton se, pavarësisht luksit që gëzon Dauti, nuk ka arritur të mbrojë përdorimin e gjuhës shqipe në tabelat shtetërore.
“Mustafa Dauti mund të vazhdojë të pijë puro kubaneze që kushtojnë 500 euro një, por nuk ka fuqi ta vendosë gjuhën shqipe në tabela. Mashtrimet nuk kalojnë tek shqiptarët”, deklaron Mislimi.
