Mislimi zbulon porosinë e aktivistit të VLEN-it kundër Astrit Isenit

Një mesazh i publikuar nga Rami Mislimi ka nxitur reagime në opinion, pasi në të pretendohet se një aktivist i VLEN-it nga Kumanova i është drejtuar atij me kritika dhe akuza ndaj funksionarit të policisë, Astrit Isenit.

Në mesazhin e bërë publik, aktivisti pretendon se Iseni nuk është mjaftueshëm i angazhuar në detyrë dhe e akuzon atë se gjatë kësaj periudhe ka udhëtuar disa herë jashtë vendit.

„Jam një aktivist i VLEN-it nga Kumanova, po të tregojë pse janë pranuar 9 shqiptarë, sepse Astriti vetëm në pushime rri. Ka dy-tri herë shkon, tash është në Turqi, ishte në Shqipëri, nuk i ha palla për policët shqiptarë“, thuhet në mesazhin e publikuar nga Mislimi.

Mesazhi ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si disa aktivistë të koalicionit VLEN e shohin angazhimin e zyrtarëve shqiptarë në institucionet shtetërore.

Megjithatë, pretendimet e përmbajtura në mesazh janë deklarata të autorit të tij dhe nuk përbëjnë vetvetiu dëshmi të pavarura për shkelje apo mosangazhim në detyrë nga Astrit Iseni.

Back To Top