Ndahet nga jeta Fadil Osmani – Frenki, luftëtari i UÇK-së dhe UÇK-së Kombëtare!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar me dhimbje për ndarjen nga jeta të Fadil Osmanit – Frenkit, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Ahmeti ka vlerësuar kontributin dhe sakrificën e tij në momentet më të vështira për kombin shqiptar, duke theksuar se Fadili ishte pjesë e brezit të atdhetarëve që iu përgjigjën thirrjes së atdheut për liri, dinjitet dhe të drejta kombëtare.

Kontributi i tij në radhët e dy ushtrive çlirimtare do të mbetet pjesë e kujtesës dhe historisë së përbashkët.

Ahmeti u ka shprehur ngushëllime bashkëluftëtarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.

U prehtë në paqe Fadil Osmani – Frenki!

Back To Top