NESËR PA RRYMË DISA PJESË TË SHKUPIT, JA CILAT ZONA DO TË PREKEN!
Të hënën, më 19 tetor, disa pjesë të Shkupit do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërhyrjeve teknike të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
🔴 Nga ora 08:00 deri në 11:00, pa rrymë do të mbeten një pjesë e konsumatorëve në rrugët „Cvetan Dimov“ dhe „Jajce“, për shkak të punimeve në trafostacionin „Gazi Baba 8“.
🔴 Nga ora 10:00 deri në 13:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë edhe në rrugën 37, në fshatin Vollkovë, në komunën e Gjorçe Petrovit.
🔴 Nga ora 11:30 deri në 14:30, pa rrymë do të mbeten gjithashtu një pjesë e konsumatorëve në rrugët „Kosta Abrasheviq“, „Dizhonska“, „Klinska Lesa“ dhe „Serava“.
