Nga “irredentizmi shqiptar” te zëvendësministër i arsimit. Ja çka përfaqëson Vleni.
Në arkivat e shtypit të viteve ’80 gjendet një artikull i botuar më 20 shkurt 1985 në gazetën Flaka e Vëllazërimit, me autor Prof. Dr. Sejfedin Sulejmani, me titull: “Nacionalizmi, irredentizmi shqiptar dhe kundërrevolucioni në Kosovë.”
Në këtë shkrim, në frymën e propagandës së kohës së Jugosllavisë socialiste, lëvizja kombëtare shqiptare dhe kërkesat për të drejta politike paraqiten si “kundërrevolucion” dhe “irredentizëm shqiptar”. Artikulli reflekton narrativën zyrtare të asaj kohe, që kriminalizonte çdo artikulim të aspiratave kombëtare të shqiptarëve në Kosovë dhe më gjerë.
Sot, katër dekada më vonë, historia krijon një kontrast të fortë politik.
Nipi i autorit të këtij shkrimi Driton Sulejmani sot u emrua në funksionin e zëvendësministrit të Arsimit, i emëruar nga koalicioni VLEN
Ky fakt ka hapur diskutime në opinion:
si është e mundur që një familje politike që në të kaluarën artikulonte publikisht narrativën kundër lëvizjes kombëtare shqiptare, sot të përfaqësojë shqiptarët në institucionet shtetërore?
Në një kohë kur debati për identitetin, gjuhën dhe përfaqësimin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është i ndezur, ky episod rikthen në vëmendje një pyetje të thjeshtë:
Kush e përfaqëson sot zërin e shqiptarëve – dhe me çfarë historie pas vetes?
